Pyetja
Parashutisti në të djathtë po bie me shpejtësi konstante.
- Çfarë emri i është dhënë kësaj shpejtësie?
- Kopjoni figurën. Paraqitni forcën tjetër, që vepron mbi parashutistin.
- Si është kjo forcë në krahasim me forcën e gravitetit?
- Nëse parashutisti përdor parashutë më të madhe, si do të ndikojë kjo në shpejtësinë konstante të arritur? Shpjegoni pse.
