Misioni ynë
Çdo nxënës shqiptar duhet të ketë pranë dikë që i shpjegon mësimin, e ndihmon kur ngec dhe i tregon çfarë të përsërisë para testit. Shumica nuk e kanë këtë, sepse një mësues privat kushton shtrenjtë.
Mësonjëtorja e sjell këtë ndihmë në telefon, nga i njëjti libër që nxënësi ka në çantë. Pyetjet, përgjigjet dhe videot janë falas për këdo. Me Pro, prindi hap zgjidhjet e plota hap pas hapi dhe sheh si po ecën fëmija.
Si u krijua Mësonjëtorja
Platforma u nis si një projekt i vogël për të ndihmuar nxënësit e gjimnazit të gjenin zgjidhje për ushtrimet e librave më të përdorur. Shumë shpejt u bë e qartë se nevoja ishte shumë më e madhe: mijëra nxënës kërkonin çdo ditë ndihmë për detyrat e tyre.
Sot Mësonjëtorja nuk është vetëm zgjidhje. Ka video mësimore, provime shtetërore dhe teste model, një llogaritës pikësh për universitetin, një panel për prindërit dhe mjete falas me të cilat mësuesit përgatitin fletë pune, teste dhe plane mësimore.
Si i kontrollojmë zgjidhjet
Cilësia e zgjidhjeve është prioriteti ynë kryesor:
- Nga libri: Çdo ushtrim lidhet me librin, kapitullin dhe faqen ku ndodhet, që zgjidhja të ndjekë mësimin e klasës.
- Kontrolle para publikimit: Zgjidhjet kalojnë kontrolle automatike për saktësi dhe plotësi para se të dalin në aplikacion.
- Gjuhë e qartë: Zgjidhjet shkruhen hap pas hapi, me gjuhë të përshtatshme për nivelin e klasës.
- Raportime nga nxënësit: Kush gjen një gabim e raporton direkt nga ushtrimi, dhe ne e korrigjojmë.
Çfarë ofrojmë
Ushtrime të zgjidhura
22.900+ ushtrime nga 40 libra shkollorë, nga klasa 6 deri 12.
Video mësimore
260+ video të shkurtra, falas në YouTube dhe në aplikacion.
Provime dhe Matura
Provimet e viteve të kaluara, testet model dhe llogaritësi i pikëve për universitetin.
Për prindërit
Java e fëmijës, çfarë ka nesër dhe çfarë ta pyesni, për deri në 3 fëmijë.
Për mësuesit
Fletë pune, teste dhe plane mësimore nga libri i klasës. Falas.
Aplikacioni
Për iOS dhe Android, me 4,8 yje nga 3.000+ vlerësime.