Një mësues privat në xhepin tuaj për fëmijën.
Shikoni çfarë mësoi fëmija këtë javë, çfarë ka nesër në shkollë dhe çfarë ta pyesni për të parë nëse e ka kuptuar. Pa qenë ekspertë të lëndës.
Në aplikacion, te Profili, prekni "Je prind?". Ose hyni si prind në web.
Çfarë shihni si prind
Ato që zakonisht ju tregon një mësues privat, brenda telefonit tuaj.
Java e fëmijës
Sa ditë mësoi, cilat lëndë dhe kapituj punoi dhe sa zgjidhje pa këtë javë. Edhe seria e ditëve rresht që mëson.
Çfarë ka nesër
Nga orari i fëmijës, lëndët e nesërme, me një kujtesë për t'e pyetur nëse i ka bërë detyrat.
Çfarë ta pyesni
Për çdo kapitull që po mëson: çfarë përfshin, pyetje të shkurtra për t'ia bërë dhe përgjigjet gati për ju.
Gabimi më i shpeshtë
Ku ngecin zakonisht nxënësit te ai kapitull, që ta dalloni kur fëmija ngec në të njëjtin vend.
Pro për fëmijën
Abonimi juaj hap zgjidhjet e plota hap pas hapi për fëmijën dhe heq reklamat nga aplikacioni i tij.
Deri në 3 fëmijë
Një abonim për të gjithë fëmijët, mujor ose vjetor. Çmimi shfaqet në aplikacion para pagesës dhe abonimi anulohet kur të doni nga App Store ose Google Play.
Si lidheni me fëmijën
Tre hapa, pa fjalëkalim.
Fëmija ju dërgon lidhjen
Në aplikacion, fëmija prek "Dërgoja prindit" dhe ju dërgon një lidhje, ose ju tregon një kod.
Hyni me email-in tuaj
Hapni lidhjen dhe shkruani email-in. Ju vjen një kod me 6 shifra për të hyrë.
Ndiqeni çdo javë
Në aplikacion, te mënyra e prindit, ose në web. Shihni javën e fëmijës dhe çfarë ta pyesni.
Një mësues privat në Shqipëri kushton 5 deri 10 € në orë.
Mësonjëtorja nuk e zëvendëson një mësues të vërtetë, por ju jep atë që një mësues privat ju tregon: çfarë po mëson fëmija, ku ngec dhe çfarë ta pyesni. Çdo ditë, për më pak se një kafe në javë.
Filloni sot
Shkarkoni aplikacionin, te Profili prekni "Je prind?" dhe lidheni fëmijën me lidhjen që ju dërgon.