Pyetja
Një top e ka masën 0.5 kg. Duke rënë nga maja e një shkëmbi, topi godet sipërfaqen e detit poshtë tij me shpejtësi 10 m/s.
- Sa është energjia kinetike e topit kur ai është duke goditur sipërfaqen e detit?
- Sa ishte energjia potenciale gravitacionale e topit përpara se ai të fillonte rënien?
- Nga cila lartësi ka rënë topi?
- Një gur me masë 1 kg gjithashtu godet sipërfaqen e detit me shpejtësi 10 m/s. Përsëriteni hapat a, b, dhe c të përmendura më sipër për të gjetur lartësinë nga e cila ka rënë guri.
