
Zgjidhja e ushtrimit 4 të mësimit 5.05 - Ngrohja e gazeve në librin Fizika 10-11 - Pjesa I nga shtëpia botuese Erik Botime me autorë Stephen Pople.
Pyetja
Duke krahasuar një lëng me gaz, cili prej tyre do të zgjerohet më shumë, kur ata nxehen? Të përdoret teoria kinetike për të argumentuar përgjigjen.
Zgjidhja
Gazet zgjerohen më shumë kur nxehen, sepse hapësira ndërmolekulare është më e madhe se në trupat e lëngët dhe forca e tërheqjes në gazet është më e vogël se lëngjet.