Pyetja
Një vajzë e pajisur me parashutë hidhet nga helikopteri. Ajo nuk e hap parashutën menjëherë. Tabela tregon shpejtësinë e saj gjatë 9 sekondave pas hedhjes.
a) Kopjoni dhe plotësoni tabelën, duke treguar shpejtësinë në kohën 2 sekonda.
b) Ndërtoni varësinë e shpejtësisë nga koha.
c) Pas sa sekonda pasi hidhet, vajza hap parashutën? Ku shihet kjo nga rezultatet?
d)
- Cila është forca që e tërheq poshtë vajzën?
- Cila forcë vepron vertikalisht lart?
- Cila prej këtyre forcave është më e madhe: në 3 s, në 6 s dhe në 9 s?
e) Si do të vazhdonte grafiku pas 9 sekondash, në qoftë se ajo ende do të ishte në rënie?
f) Vajza bëri një hedhje të dytë të pajisur me një parashutë më të madhe. Ajo e hapi parashutën e re në të njejtën kohë sikurse të parën. Si do të ndikojë ky fakt në grafikun e varësisë së përmendur më sipër:
- Gjatë 4 sekondave të para?
- Pas 4 sekondave të para?
