Pyetja
Diagrami në faqen tjetër tregon një frigorifer. Brenda dhe përreth frigoriferit nxehtësia transferohet me anë përçueshmërisë, konveksionit dhe avullimit. Vendosni cili proces është përgjegjësi kryesor për transferimin e nxehtësisë në secilin prej shembujve të dhënë te fillimi i faqes tjetër.
- Nxehtësia e përthithur nga lëngu ftohës e kthen atë në gjendje të gaztë nëpër tubacionin ku ai kalon.
- Ajri i ftohtë zbret nga dhoma e ngrirjes, duke marrë me vete nxehtësinë e çliruar nga ushqimet.
- Nxehtësia kalohet tek ajri në pjesën e jashtme të frigoriferit nëpërmjet fletëve ftohëse, që ndodhen në pjesën e pasme të tij.
- Një pjesë e nxehtësisë nga mjedisi përreth futet në frigorifer përmes panelit të jashtëm të tij.
- Një pjesë e nxehtësisë hyn në frigorifer çdo herë që hapet dera e tij.
