Pyetja
Në figurën në vijim tregohet një objekt OB me lartësi 2 cm, i vendosur përpara një thjerre përmbledhëse. Vatrat kryesore të thjerrës janë shënuar me F dhe F'. Shëmbëllimi i objektit OB do të formohet në të djathtë të thjerrës.
- Kopjoni figurën dhe vizatoni dy rreze, që emetohen nga pika B e objektit, të cilat kalojnë nëpër thjerrë dhe shkojnë te shëmbëllimi.
- Vizatoni shëmbëllimin e formuar. Shënojeni atë me I dhe matni përmasat e tij.
