Pyetja
Ekuacioni i mëposhtëm paraqet zbërthimin e bërthamës së poloniumit, duke na dhënë një bërthamë plumbi. Gjatë zbërthimit lëshohet një grimcë alfa.
$${}_{84}^{210}Po \rightarrow {}_{82}^{206}Pb + ...... + energji$$
- Kopjoni dhe plotësoni këtë ekuacion.
- Tregoni se numrat e ngarkesës në dy anët e ekuacionit janë të barabartë.
- Tregoni se numrat e masës në dy anët e ekuacionit janë të barabartë.
