Pyetja
- Një vajzë ka dy shufra metalike, 1 e 2. i) Kur ajo e afron shufrën 1 te një magnet, vë re se shufra tërheq edhe polin nord, edhe atë sud të magnetit. Çfarë kuptoni nga kjo lidhur me shufrën 1? ii) Kur afron shufrën 2 te magneti, ajo sheh se shufra tërheq polin nord dhe shtyn polin sud. Çfarë kuptoni lidhur me shufrën 2?
- Në një eksperiment tjetër, vajza shfrytëzon dy topa pingpongu A e B. Secili prej tyre është veshur me një shtresë të hollë materiali përcjellës. Topi A vendoset mbi një mbështetëse izolatore, kurse topi B varet në një fije të hollë najloni. Mënyra e vendosjes tregohet në diagram. Topi A ngarkohet negativisht e më pas afrohet ngadalë te topi B, derisa më në fund e prek atë. Parashikoni çfarë do të ndodhë.
