Pyetja
Një bobinë P lidhet me një bateri dhe një çelës S. Një bobinë e ngjashme Q lidhet me një galvanometër G. P e Q vendosen kokë më kokë, si në diagram.
- Përshkruani si ndryshon leximi i G: i) kur takohet çelësi S. ii) kur çelësi S stakohet sërish.
- Një shufër prej hekuri të butë, me gjatësi sa shuma e gjatësive të P e Q, vendoset brenda tyre. Çfarë ndryshon në leximin e G kur takohet çelësi S?
- Hiqet shufra e hekurit dhe bateria zëvendësohet me një tjetër që e ka fem më të vogël. Çfarë ndryshon në leximin e kur takohet çelësi ?
- Bateria zëvendësohet me një burim rryme alternative me frekuencë 50 Hz, e pastaj takohet çelësi . Përshkruani atë që shihni në .
