Pyetja
Një nxënëse mban një copë tel të përkulur në një fushë magnetike horizontale, si në figurë. Ajo e zhvendos telin për poshtë e më pas për sipër (duke mos e nxjerrë nga fusha).
- Shpjegoni pse në skajet e telit shfaqet një fem e induktuar.
- Cili do të jetë ndryshimi mes fem që lind kur teli zhvendoset për poshtë me atë që lind kur teli zhvendoset për sipër?
- Sugjeroni si duhet të zhvendoset teli, që në skajet e saj të kemi fem më të madhe.
- Tani ajo e zhvendos telin anash horizontalisht. A do të kemi fem të induktuar? Shpjegoni pse.
