Pyetja
Ernest Radhërfordi ngriti një eksperiment në të cilin grimcat alfa dërgoheshin drejt një flete të hollë ari. Rezultatet e këtij eksperimenti treguan se të gjithë atomet kanë një bërthamë dhe modeli ekzistues i atomit u hodh poshtë.
- Konsideroni këto tri grimca: alfa, bërthama e arit dhe elektroni.
- Çfarë ngarkese (pozitive apo negative) ka secila prej tyre?
- Renditini tri grimcat nga më e vogla tek më e madhja.
- Përshkruani modelin e cekut për atomin.
- Vizatoni një diagram që shpjegon se si grimcat alfa mund të kthehen mbrapsht nga një atom ari, duke u kthyer drejt burimit nga i cili erdhën.
- Shpjegoni pse shumica e grimcave alfa kalojnë të patrazuara përmes fletës së arit.
