Pyetja
Një shkollë ka dy burime radioaktive për t’i përdorur për eksperimente fizike. Njëri është burim i rrezatimit alfa, kurse tjetri beta. Por etiketat e tyre kanë humbur dhe mësuesi duhet të përcaktojë cili është alfa e cili beta. Me njohuritë që keni mbi aftësitë e tyre depërtuese, sugjeroni si mund të bëhet ky identifikim.
