Zgjidhja e ushtrimit 2.11 të mësimit Kapitulli 2 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Parë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.
Pyetja
Vizatoni grafikun shpejtësi-kohë që paraqet lëvizjen si vijon. Një makinë përshpejton njëtrajtësisht nga prehja për 5 s. Pastaj ajo lëviz me shpejtësi konstante prej 6 m/s për 5 s.
Në grafikun e vizatuar vijëzoni sipërfaqen që paraqet largësinë e përshkuar nga makina në 10 s.
Llogaritni largësinë e përshkuar gjatë kësaj kohe.
Për të gjetur largësinë duhet të gjejmë sipërfaqen e pjesës së vijëzuar në grafik. E ndarë në dy pjesë, kemi një trekëndësh kënddrejtë me bazë 6 dhe lartësi 5, dhe një drejtkëndësh me brinjë 5 dhe 6. Gjejmë sipërfaqen e trekëndëshit, 2b×h=26×5=15, dhe atë të drejtkëndëshit, a×b=5×6=30. Largësia që ka përshkuar makina do ishte shuma e dy sipërfaqeve, pra l=15+30=45 m.