Pyetja
Në vendet me klimë të ftohtë ka shumë rëndësi izolimi i mirë i shtëpisë. Këtu më poshtë po japim tri mënyra për ta bërë këtë. Për secilën shpjegoni se si ajo i redukton humbjet e energjisë. Në përgjigjet tuaja referojuni përcjellshmërisë termike, konveksionit apo rrezatimit, sipas rastit.
- Perdet e rënda, kur mbyllen, e bllokojnë ajrin pranë dritares.
- Nën çati vendoset një fletë metali e shndritshme, që mbulon pjesën e brendshme të saj.
- Hapësirat e mureve mbushen me lesh xhami.
