Pyetja
Një magnet shufër lëshohet brënda një solenoidi të gjatë, skajet e të cilit janë lidhur me një oshiloskop (figura 16.22-28.24). Në ekranin e oshiloskopit mund të shihni si ndryshon me kohën f.e.m. e induktuar në solenoid, ndërsa magneti bie lirisht.
- Shpjegoni pse ndërsa magneti hyn në solenoid, në këtë të fundit induktohet f.e.m. (pjesa AB e grafikut në ekran).
- Shpjegoni pse gjatë kohës që i gjithë magneti ndodhet brenda solenoidit, në të nuk kemi f.e.m. të induktuar (pjesa BC).
- Shpjegoni pse pjesa CD është me vlera negative, pse maksimumi i f.e.m. është më i lartë se ai i AB dhe pse CD zgjat më pak se AB.
