Pyetja
Një transformator rritës e ka raportin e numrit të spirave 10:1. Kur në skajet e parësorit kemi tension alternativ 20 V, intensiteti i rrymës në të është 50 mA.
- Llogaritni tensionin në dytësor dhe intensitetin e rrymës në të, duke pranuar që në transformator nuk ka humbje të energjisë.
- Në praktikë tensioni në dytësor është 180 V dhe intensiteti i rrymës është 4.5 mA. Sa është rendimenti i transformatorit (sa janë humbjet në të)?
