Pyetja
a) Forca që vepron mbi një përcjellës të vendosur në fushë magnetike është në përpjestim të drejtë me intensitetin e rrymës që kalon në përcjellës. Bëni diagramin dhe përshkruani si mund të demonstrohet kjo në laboratorin e shkollës.
b) Në një pikë të dhënë mbi sipërfaqen e Tokës, përbërësja horizontale e fushës magnetike të saj është T. Një përcjellës me gjatësi 3.0 m dhe rëndesë 0.020 N është vendosur mbi tryezën e laboratorit në drejtim lindje-perëndim. Kur në përcjellës rrjedh një rrymë e madhe, ai shkëputet nga sipërfaqja e tryezës.
- Cili është kahu i rrymës në përcjellës?
- Llogaritni intensitetin minimal të rrymës që nevojitet për ta shkëputur përcjellësin nga tryeza.
