Pyetja
Figura 15.22 paraqet një përcjellës të fiksuar horizontal që kalon ndërmjet poleve të një magneti të përhershëm, duke qenë e baraslarguar prej tyre. Magneti është e vendosur mbi një peshore. Kur në përcjellës nuk rrjedh rrymë, peshorja tregon 102.45 g. Kur në përcjellës rrjedh rrymë me intensitet 4.0 A, peshorja tregon 101.06 g.
- Shpjegoni pse peshorja tregon më pak kur takohet çelësi e në përcjellës rrjedh rrymë.
- Shpjegoni cili është kahu i rrymës në përcjellës.
- Gjatësia e pjesës së përcjellësit që ndodhet brënda fushës është 5.0 cm. Llogaritni vlerën mesatare të induksionit të fushës magnetike.
- Skiconi një grafik të varësisë së tregimit të peshores nga intensiteti i rrymës.
