Pyetja
Në një bosht horizontal është montuar një rrotë biçiklete. Rrota ndodhet në një zonë me fushë magnetike të njëtrajtshme me induksion 5.0 mT. (figura 16.33). Mbi perimetrin metalik të rrotës dhe mbi bosht janë vendosur kontakte rrëshqitëse.
a)
- Shpjegoni pse, kur rrotullohet rrota, induktohet një forcë elektromotore.
- Shpjegoni dy mënyra për të rritur këtë f.e.m.
b) Rrota kryen pesë rrotullime në sekondë dhe e ka rrezen 15 cm. Llogaritni:
- sipërfaqen e përshkuar nga telat në një sekondë.
- forcën elektromotore ndërmjet kontakteve.
