Pyetja
Një bobinë katrore me 100 mbështjella ka brinjë 5.0 cm. Ajo vendoset në fushën magnetike me induksion 200 mT, në mënyrë që fusha të jetë pingule me sipërfaqen tërthore të bobinës.
- Llogaritni fluksin magnetik në bobinë.
- Tani bobina nxirret nga fusha magnetike në 0.10 s. Llogaritni forcën elektromotore mesatare që induktohet në të.
