Pyetja
a) Cila është lidhja ndërmjet intensitetit maksimal dhe atij efektiv të rrymës sinusoidale.
b) Intensiteti i rrymës së vazhduar në një rezistencë është 2.0 A. Kur e njejta rezistencë lidhet me një burim alternativ, vlera maksimale e intensitetit të rrymës në të është 2.0 A. Nxehtësitë e çliruara në dy rastet janë të ndryshme.
- Shpjegoni pse këto dy nxehtësi janë të ndryshme dhe thoni cila është më e madhe.
- Llogaritni raportin e fuqisë së zhvilluar nga rryma e vazhduar dhe nga ajo alternative.
c) Tregoni një avantazh të përdorimit të rrymës alternative në shtëpi.
