Pyetja
Figura 18.42 paraqet një tavolinë rrotulluese ku është fiksuar një shufër në largësinë 15cm nga qendra. Tavolina ndriçohet anash, në mënyrë që të shohim hijen e shufrës në një ekran.
Prapa tavolinës vendoset një lavjerrës i cili lëkundet me amplitudë të barabartë me largësinë e shufës nga qendra e tavolinës.
Shpejtësia e rrotullimit të tavolinës është e ndryshueshme. Kur ajo kryen 1.5 rrotullime në sekondë, hija e lavjerrësit dhe shufra zhvendosen në ekran saktësisht në fazë me njëra-tjetrën.
- Shpjegoni kuptimin e termit në fazë.
- Shkruani ekuacionin që jep zhvendosjen e lavjerrësit nga pozicioni i ekuilibrit dhe frekuencën këndore të lëkundjes së lavjerrësit.
- Tavolina rrotullohet me 60° lidhur me pozicionin e zhvendosjes maksimale të paraqitur në diagram. i) Llogaritni zhvendosjen (nga pozicioni i tij i ekuilibrit) e lavjerrësit në këtë pikë. ii) Llogaritni shpejtësinë e lavjerrësit në këtë pozicion. iii) Me sa duhet të rrotullohet tavolina, për të patur sërish këtë shpejtësi?
