Pyetja
Figura 19.18 tregon pozicionin e disa molekulave të ajrit kur në të përhapet një valë zanore.
• • • • • • P • • • • • • • • • •
Figura 19.18 Për pyetjen 4.
- Mbi një kopje të diagramit shënoni:
- një zonë të valës ku ka ngjeshje me germën N;
- një zonë të valës ku ka rrallim me germën R.
- Përshkruani lëvizjen e grimcës P, ndërsa aty kalon vala.
- Vala zanore e ka frekuencën $240 \text{Hz}$. Duke iu referuar zhvendosjes së një grimce, shpjegoni çfarë do të thotë kjo.
- Shpejtësia e valës zanore është $320 \text{ms}^{-1}$. Llogaritni gjatësinë e valës.
