Pyetja
- Drita është valë elektromagnetike. Shpjegoni çfarë janë valët elektromagnetike.
- Dy yje emetojnë rrezatim me fuqi të njëjtë. Largësia e yllit A nga Toka është dy herë më e madhe se ajo e yllit B. Shpjegoni si janë intensitetet e rrezatimeve që mbërrijnë në Tokë nga këta dy yje?
- Po amplitudat e sinjaleve?
- Sinjali kryesor që vjen nga ylli A është në zonën ultravjollcë të spektrit me gjatësi vale $7.5 \cdot 10^{-8}\text{m}$. Llogaritni frekuencën e këtij rrezatimi.
