Pyetja
Një atlet që garon në kërcim së gjati shkëputet nga toka me shpejtësi 5.6 ms-1 në këndin 30° me horizontin.
- Përcaktoni përbërësen vertikale të shpejtësisë dhe me ndihmën e kësaj gjeni kohën që kalon nga çasti i shkëputjes nga toka deri në çastin kur atleti prek sërish tokën.
- Përcaktoni përbërësen horizontale të shpejtësisë dhe kështu gjeni largësinë e kërcimit.
