Pyetja
Një shofer ecën me shpejtësi v në një rrugë të drejtë. Ai kalon majën e një kodre dhe aty sheh se përpara rruga është e zënë nga një pemë e rrëzuar. Ai frenon fort, por para se të frenojë, ai përshkon edhe 60m. Shenjat e frenimit në rrugë kanë gjatësi 140m (figura 2.35). Policia heton nëse shoferi e kishte kaluar kufirin e shpejtësisë dhe përcakton se nxitimi gjatë frenimit ka qenë −2.0ms-2.
- Përcaktoni sa ka qenë shpejtësia e makinës para se shoferi të frenonte.
- Përcaktoni sa kohë ka kaluar nga çasti kur makina arriti në majë të kodrës deri tek çasti i frenimit. Sugjeroni nëse shoferi ka qenë i vëmendshëm ose jo gjatë drejtimit të makinës.
- Shpejtësia maksimale e lejuar në atë rrugë është 100kmh-1. Përcaktoni nëse shoferi e kishte shkelur këtë kufi.
