Pyetja
- Shpjegoni çfarë kuptojmë me termin interferencë destruktive.
- Një nxënës kryen një eksperiment për studimin e tablosë së interferencës që merret me mikrovalë me gjatësi vale $1.5\text{cm}$. Aparati është ai i figurës 20.17. Largësia ndërmjet qendrave të çarjeve është $12.5\text{cm}$. Detektori vendoset në pozicion qendror në largësi $1.2\text{m}$ nga fletët metalike, ku ai kap një maksimum. Nxënësi e zhvendos detektorin $450\text{cm}$ sipas vijës paralele me fletët metalike. Llogaritni sa maksimume do të kapen gjatë kësaj zhvendosjeje.
- Llogaritni frekuencën e këtyre mikrovalëve.
