Pyetja
- Shpjegoni çfarë kuptojmë me termin mbivendosje.
- Në një eksperiment me çarjet e Jangut që kryhet me dritë të verdhë me gjatësi vale $590\text{nm}$ (e prodhuar nga një tub shkarkimi me natrium), një nxënës vendos ekranin në largësi $1.8\text{m}$ nga çarjet. Ai mat largësinë ndërmjet $12$ brezave të ndritshëm dhe ajo i del $16.8\text{mm}$. Llogaritni largësinë ndërmjet çarjeve.
- Çfarë ndodh nëse:
- gjerësia e çarjeve zvogëlohet (por largësia ndërmjet tyre mbetet e njëjtë);
- gjerësia e çarjeve mbahet konstante, por zvogëlohet largësia ndërmjet tyre.
