Pyetja
- Lazeri na jep dritë koherente dhe monokromatike. Shpjegoni kuptimin e këtyre dy termave.
- Figura 20.30 paraqet një eksperiment për të analizuar spektrin e një llambe shkarkimi me natrium me anë të një rrjete difraksioni që ka 5000 gërvishtje në 1 cm. Figura 20.31 paraqet vijat spektrale që shihen në filmin fotografik pasi e zhvillojmë. i) Shpjegoni pse vrojtohen dy spektra. ii) Studiojini këta dy spektra dhe vini në dukje dy dallime mes tyre. iii) Maksimumi i gjelbër afër skajit A merret në këndin 19.5°. Llogaritni gjatësinë e valës së dritës së gjelbër. iv) Llogaritni këndin ku shfaqet maksimumi i dytë i gjelbër.
