Pyetja
- Tregoni dy ngjashmëri dhe dy dallime mes valëve bredhëse dhe atyre të qëndrueshme.
- Figura 21.20 paraqet një eksperiment për matjen e shpejtësisë së zërit në një kordë. Frekuenca e lëkundësit ndryshohet derisa të formohet vala e qëndrueshme e paraqitur në figurë. i) Shënoni në diagram nyjat (N) dhe barqet (B) e kësaj vale. ii) Frekuenca e lëkundësit është 120Hz. Llogaritni shpejtësinë e valës në këtë kordë.
- Tani eksperimenti përsëritet me gjysmën e masës së varur në kordë. Për të marrë të njëjtën pamje të valës së qëndrueshme, frekuenca duhet të zbresë në 30Hz. Shpjegoni pse duhet ndryshuar frekuenca, duke marrë në konsideratë shpejtësinë e valës në kordë.
