Pyetja
- Shpjegoni çfarë është bashkimi i bërthamave dhe pse ai ndodh vetëm në temperatura shumë të larta.
- Reaksionet kryesore që ndodhin në Diell janë bashkimi i bërthamave të hidrogjenit, duke na dhënë bërthama heliumi. Por aty ndodhin edhe reaksione të tjera. Në njërin prej tyre, i njohur si procesi tre alfa, nga goditja e tri bërthamave të heliumit formohet një bërthamë karboni 12.
- Shpjegoni pse, për procesin tre alfa nevojiten temperatura edhe më të larta se ato që nevojiten për bashkimin e bërthamave të hidrogjenit.
- Llogaritni energjinë që çlirohet në procesin tre alfa. (Masa e bërthamës së heliumit është $4.001506u$, e karbonit 12 është $12.000000u$.)
