Pyetja
Atomi i karbonit 12 përbëhet nga 6 protone, 6 neutrone dhe 6 elektrone. Njësia atomike e masës përkufizohet si $1/12$ e masës së atomit të karbonit 12.
Llogaritni:
- defektin e masës në kg;
- energjinë e lidhjes;
- energjinë e lidhjes për nukleon.
(Masa e protonit është $1.007276\text{u}$, e neutronit $1.008665\text{u}$ dhe e elektronit $0.000548\text{u}$.)
