Pyetja
Reaksioni i bashkimit që premton më shumë për gjenerimin e elektricitetit është ai ku hyn tritiumi dhe deuteriumi. Reaksioni shkruhet në formën:
$$_{1}^{3}\text{H}+\ _{1}^{2}\text{H}\to\ _{2}^{4}\text{He}+\ _{1}^{1}\text{H}$$
Llogaritni:
- ndryshimin e masës në reaksion;
- energjinë e çliruar në këtë reaksion;
- energjinë e çliruar kur 1 mol deuterium reagon e 1 mol tritium.
(Masa e tritiumit është $3.015500\text{u}$, e deuteriumit $2.013553\text{u}$ dhe e grimcës alfa $4.001506\text{u}$.)
