Pyetja
Një makinë me masë $1200kg$ përshpejton nga prehja në shpejtësinë $8.0ms^{-1}$ në $2.0s$.
- Llogaritni forcën lëvizëse që vepron mbi makinën gjatë përshpejtimit. Pranojmë se në shpejtësi të vogla të gjitha forcat e fërkimit mund të mos merren parasysh.
- Për shpejtësi të mëdha, forca rezistente e fërkimit, $F$, e ushtruar nga ajri mbi një trup që zhvendoset me shpejtësi $v$ jepet nga relacioni $F=bv^{2}$, ku $b$ është një konstante.
- Nxirrni njësinë e forcës në sistemin SI (si kombinim i njësive themelore).
- Përcaktoni njësitë e $b$ në sistemin SI.
- Makina vazhdon të lëvizë në veprimin e së njëjtës forcë lëvizëse dhe përshpejton derisa mbërrin shpejtësinë maksimale prej $50ms^{-1}$. Për këtë vlerë të shpejtësisë, forca rezistente jepet nga $F=bv^{2}$. Përcaktoni vlerën e $b$ për këtë makinë.
- Skiconi një grafik që tregon si ndryshon vlera e $F$ në varësi të $v$ në intervalin nga $0$ deri në $50ms^{-1}$. Me ndihmën e grafikut tregoni si ndryshon vlera e nxitimit të makinës gjatë kësaj kohe.
