Pyetja
Një anije tërhiqet me shpejtësi konstante prej dy varkave të vogla A e B, siç tregohet në figurën 4.27. Motori i anijes nuk ushtron asnjë forcë.
Tensioni në secilën nga kavot A e B është 4000 N.
- Ndërtoni diagramin e forcave që paraqet të tri forcat horizontale që veprojnë mbi anijen.
- Me ndihmën e diagramit të forcave, të ndërtuar në shkallë, gjeni madhësinë e forcës së rezistencës që vepron mbi anijen.
