Pyetja
Një bllok me masë 1.5 kg prehet mbi një sipërfaqe të ashpër, e cila formon këndin 20° me horizontin, siç tregohet në figurën 4.29.
- Ndërtoni diagramin e forcave që paraqet tri forcat që veprojnë mbi bllokun.
- Llogaritni përbërësen e rëndesës sipas planit.
- Me ndihmën e përgjigjes së pikës b, përcaktoni forcën e fërkimit mbi bllokun.
- Gjeni forcën normale të reaksionit ndërmjet bllokut dhe planit.
