Pyetja
Gjatë stërvitjes pilotët ushtarakë kryejnë teste të ndryshme. Në njërin prej tyre, pilotët ulen në skajin e një krahu të gjatë, i cili më pas rrotullohet me shpejtësi të madhe, si në figurën 5.20.
- Përshkruani çfarë ndien piloti dhe lidheni këtë me forcën qendërsynuese.
- Për shpejtësi maksimale piloti do të ndiejë një forcë qendërsynuese sa gjashtëfishi i rëndesës së vet (6 mg). i) Llogaritni shpejtësinë e pilotit në këtë test. ii) Llogaritni numrin e rrotullimeve që kryen piloti në një minutë.
- Pse mendoni se është e nevojshme që pilotët të jenë në gjendje të durojnë forca të këtilla?
