Pyetja
Një arkë me masë 120 kg tërhiqet zvarrë mbi dyshemenë horizontale nga një forcë prej 200 N që formon këndin 30° me horizontalen, si në figurën 7.20. Arka zhvendoset me shpejtësi konstante prej 0.5ms-1. Koha e veprimit të forcës 200 N është 16 s.
- Llogaritni punën e kryer mbi arkën nga: i) forca 200 N ii) rëndesa e arkës iii) forca normale e reaksionit .
- Llogaritni fuqinë e shpenzuar për mposhtjen e forcës së fërkimit .
