Pyetja
Një çikliste pedalon në një pjerrësi prej 5.0° me horizontalen (figura 7.21). Ajo niset nga prehja në majë dhe pas 67s arrin shpejtësinë 12ms-1; ndërkohë ajo ka përshkuar largësinë 40m. Masa e plotë e çiklistes dhe biçikletës është 90kg.
- Llogaritni: i) zvogëlimin e energjisë potenciale të rëndesës gjatë zbritjes; ii) rritjen e energjisë kinetike gjatë zbritjes.
- i) Nga përgjigjet e pikës a llogaritni fuqinë e dobishme në dalje të çiklistes. ii) Jepni një arsye pse në fakt fuqia në dalje e çiklistes është më e madhe se vlera e llogaritur në pikën i.
