Pyetja
Një nxënës përgatit një pajisje si në figurë për të rrokullisur nëpër të sfera të vogla. Ai i lëshon sferat nga pika A.
A
C
E
F
B D
- Në cilën pikë A, B, C, D, E apo F sfera ka energji potenciale gravitacionale më të madhe?
- Në cilën pikë A, B, C, D, E apo F sfera nuk ka energji potenciale gravitacionale?
- Në cilën pikë A, B, C, D, E apo F sfera ka energji kinetike më të madhe?
- A mund të jetë pika C më lart se ajo A? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
- Në pikën F sfera nuk ka energjinë që kishte në fillim. Ku ka shkuar ajo?
