Pyetja
Tabela tregon jetëgjatësinë në orë të baterive të disa telekomandave.
| Koha (t orë) | Denduria e grumbulluar |
|---|---|
| $50 \le t < 55$ | 11 |
| $50 \le t < 60$ | 32 |
| $50 \le t < 65$ | 68 |
| $50 \le t < 70$ | 93 |
| $50 \le t < 75$ | 100 |
- Duke u bazuar në tabelën e mësipërme, vizato një grafik të dendurisë së grumbulluar në rrjetin koordinativ.
- Përdor këtë grafik për të gjetur me përafërsi vlerën e mesores.
- Përdor këtë grafik për të gjetur me përafërsi gjerësinë e intervalit ndërkuartilor.
- Tomi thotë se 15% e baterive kanë zgjatur më shumë se 68 orë. A ka të drejtë ai? Arsyeto përgjigjen.
