Pyetja
Mario ose ngrihet menjëherë kur bie alarmi i telefonit ose fle edhe për pak kohë më shumë. Probabiliteti që ai të ngrihet menjëherë është 0.3.
Nëse ai ngrihet menjëherë, probabiliteti që ai e ha mëngjesin është 0.85, por nëse ai fle edhe pak më gjatë, probabiliteti që ai e ha mëngjesin është 0.45
- Vizato një diagram pemë për të ilustruar këtë informacion.
- Gjej probabilitetin e ngjarjes që Mario nuk ha mëngjes.
- Gjej probabilitetin e ngjarjes që Mario nuk ha mëngjes në 2 ditë nga 3 ditë gjithsej.
