Pyetja
Numri i koshave të shënuar, x, dhe pikat e fituara, y, nga 10 ekipe basketbolli janë paraqitur në tabelë.
| Ekipi | A | B | C | D | E | F | G | H | I | J |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Kosha, x | 37 | 51 | 51 | 46 | 48 | 30 | 56 | 60 | 45 | 50 |
| Pikë, y | 15 | 21 | 14 | 18 | 17 | 10 | 19 | 14 | 11 | 16 |
- Gjej vlerën e mesores dhe ndryshesën ndërkuartilore për koshat e shënuar.
Një vlerë e veçuar përcaktohet si një vlerë që është më shumë se $3 \times \text{IQR}$ mbi mesataren ose më poshtë mesatares. - Trego që $x=30$ është një vlerë e veçuar.
- Shpjego pse vlerat për ekipin F duhen mbajtur.
- Vizato ‘renë e pikave’ për këto 10 lloje të dhënash.
- Përshkruaj dhe interpreto korrelacionin që kanë të dhënat në këtë diagram.
