Pyetja
Lexoni paragrafin e mëposhtëm.
Elementet ndahen në metale dhe jometale. Të gjitha metalet janë përcjellëse të rrymës elektrike. Shumë prej tyre kanë dendësi të lartë dhe janë të farkëtueshme e të petëzueshme. Të gjitha këto veti ndikojnë në mënyrën e përdorimit të metaleve. Kur goditen, disa metale lëshojnë tinguj, për këtë arsye shfrytëzohen për përdorime të veçanta.
- Shpjegoni termat e nënvizuar.
- Bakri është i petëzueshëm. Si e përdorim këtë veti të tij në jetën e përditshme?
- Alumini është i farkëtueshëm dhe përdoret për ngritjen e strukturave të mëdha në anije dhe në avionë. Cila veti e tij bën të mundur që të përdoret për ndërtime të tilla?
- Përmendni një metal që ka dendësi të ulët.
- Disa metale përdoren për ndërtimin e kambanave. Çfarë vetie duhet të kenë këto metale?
- Plotësoni fjalinë me fjalët e duhura: Metalet janë përcjellëse të mira të ............ dhe të ............... .
- Zgjidhni një veti tjetër fizike të metaleve dhe jepni dy shembuj të përdorimit të tyre.
- Fosfori është jometal i ngurtë në temperaturë dhome. Çfarë vetish të tjera fizike ka ai?
- Shpjegoni se si mund të përdoren vetitë kimike të metaleve dhe të jometaleve për t’i dalluar nga njëri-tjetri.
