Pyetja
Për secilin nga gjashtë elementet alumin (Al), bor (B), azot (N), oksigjen (O), fosfor (P) dhe squfur (S), shkruani:
- cilës periodë i përket;
- numrin e grupit në të cilin ndodhen;
- numrin e protoneve;
- numrin e elektroneve në atom;
- skemën e shpërndarjes së elektroneve (me shtresa elektronike).
- Elektronet e shtresës së jashtme quhen edhe elektrone _____.
- Cilat nga elementet e mësipërme mendoni se kanë veti të ngjashme? Përse?
