Pyetja
Bromuri i hidrogjenit është substancë kimike, që përmban një atom hidrogjen dhe një atom brom. Të dyja atomet lidhen ashtu si te kloruri i hidrogjenit. Bromuri i hidrogjenit shkrin në $-287^{\circ}C$ dhe vlon në $-267^{\circ}C$.
- Cila është gjendja fizike e bromurit të hidrogjenit në temperaturë dhome?
- e ngurtë;
- e lëngshme;
- e gaztë.
- A formon rrjetë kristalore bromuri i hidrogjenit? Shpjegoni pse.
- Cili është lloji i lidhjes që formohet ndërmjet atomit të hidrogjenit dhe atij të bromit në bromurin e hidrogjenit?
- Vizatoni një diagram të lidhjes ndërmjet atomeve, ku të tregohen vetëm elektronet e shtresës së jashtme.
- Shkruani formulën e bromurit të hidrogjenit.
- Jepni dy shembuj që kanë të njëjtin lloj lidhjeje me atë të bromurit të hidrogjenit.
- Shkruani formulat për këto dy përbërje.
