Pyetja
Silici ndodhet në grupin e IVA, poshtë karbonit, në sistemin periodik. Në tabelën e mëposhtme po japim disa të dhëna:
| Substanca | Simboli ose formula | Pika e shkrirjes/°C | Pika e vlimit /°C |
|---|---|---|---|
| karbon | C | 3730 | 4530 |
| silic | Si | 1410 | 2400 |
| dioksid karboni | CO₂ | (sublimes at −78 °C) | |
| dioksid siliciumi | SiO₂ | 1610 | 2230 |
- Në cilën gjendje janë dy elementet në temperaturë të zakonshme (20 °C)?
- Ç'lloj rrjete kristalore formojnë atomet e karbonit te diamanti: gjigante kovalente apo molekulare?
- Ç'lloj rrjete kristalore formon dioksidi i silicit (te kuarci)?
- Cila është gjendja fizike e secilit prej dy oksideve në temperaturë të zakonshme?
- Ç'lloj rrjete kristalore formon dioksidi i karbonit?
- A ka të njëjtën strukturë të rrjetës kristalore dioksidi i silicit me dioksidin e karbonit? Si mund ta provoni?
