Pyetja
Në diagramin e mëposhtëm paraqitet struktura e rrjetës kristalore të sulfurit të zinkut.
- Çfarë përfaqëson diagrami: strukturë gjigante apo molekulare?
- Cili është lloji i lidhjes që realizohet te sulfuri i zinkut?
- Shihni me kujdes strukturën e sulfurit të zinkut. i) Sa jone sulfur lidhen me një jon zink? ii) Sa jone zink lidhen me një jon sulfur?
- i) Bazuar në pikën c, përcaktoni formulën e sulfurit të zinkut. ii) A është formula në përputhje me ngarkesat e dy joneve? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
- Jepni emrin e një metali dhe të një jometali tjetër, të cilët mund të formojnë një përbërje me formulë të ngjashme me nitrurin e aluminit.
